3V Fejzo lindi nga pasioni për teknologjinë, përkushtimi dhe puna e palodhur e tre vëllezërve të rinj, të cilët nisën rrugëtimin e tyre në vitet ’90 në kabinat telefonike të Tiranës. Ajo që filloi si një ëndërr e thjeshtë në rrugët e kryeqytetit, u kthye me kalimin e viteve në një nga rrjetet më të njohura të dyqaneve të teknologjisë në Shqipëri.
Me mbi 30 vite eksperiencë, sot 3V Fejzo numëron 10 dyqane të shtrira në të gjithë Tiranën dhe më tej, duke qëndruar gjithmonë pranë klientëve me produkte cilësore, korrektësi dhe shërbim profesional.
Ne jemi të specializuar në telefona dhe aksesorë origjinalë, duke ofruar modelet më të fundit të iPhone, Samsung dhe markave të tjera kryesore të teknologjisë.
Për ne, çdo klient është i rëndësishëm. Ekipi ynë është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë me zgjedhjen e pajisjes së duhur, transferimin e të dhënave dhe konfigurimin e telefonit tuaj të ri.
Besimi, transparenca dhe mbështetja afatgjatë janë vlerat mbi të cilat kemi ndërtuar emrin e 3V Fejzo ndër vite.
Kthehu tek Kreu